Këta janë zëvendësministrat që sot u emëruan nga Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi 27 zëvendësministra.
Pas formimit të qeverisë, Kurti ftoi 27 zëvendësministra të marrin detyrat e tyre të reja nga sot, shkruan IndeksOnline.
Emërimet nuk dallojnë nga qeveria e kaluar, e cila ishte jetëshkurtër. Ato janë bërë si në vijim:
Përparim Kryeziu, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave,
Agon Batusha, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
Getoar Mjeku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë,
Triera Kasumi-Berisha, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë,
Fatban Bunjaku, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
Jeton Mehmeti, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
Ali Dula, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,
Enver Dugolli, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
Zef Morina, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit,
Daulina Osmani, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë,
Avni Zogiani, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Lexo edheAlbin Kurti emëron 27 zëvendësministra – këta janë emrat dhe ministritë ku janë vendosur!
Driton Hyseni, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Agon Dobruna, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
Besart Jashari, zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
Nora Arapi-Krasniqi, zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
Tijana Veljkovic, zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
Arsim Berisha, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
Genc Nimoni, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë,
Gegë Lleshi, zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes,
Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,
Lulzim Hetemi, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
Ratomir Minic, zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
Igor Mitic, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Muhedin Nushi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe
Sejnur Veshall, zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.












