Albin Kurti emëron 27 zëvendësministra – këta janë emrat dhe ministritë ku janë vendosur!
dp·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas formimit të qeverisë dhe emërimit të ministrave, sot ka emëruar edhe zëvendësministrat.
Në njoftimin e lëshuar për media, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kush janë 27 zëvendësministrat, transmeton lajmi.net.
Nga emrat e dërguar, nuk ka ndonjë befasi apo emër të ri.
Përparim Kryeziu është zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kurse Kreshnik Ahmeti zëvendësministër në MPJD.

Lexo edheKurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Flora Brovinës: Do të kujtohet për angazhimin publik dhe vlerën e saj humanitare, aktiviste e politike
Më poshtë keni të gjithë emrat dhe ministrinë ku janë vendosur 27 zëvendësministrat në Qeverinë Kurti 4:
- Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
- Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
- Hysni Mehani, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave,
- Agon Batusha, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,
- Getoar Mjeku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë,
- Triera Kasumi-Berisha, Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë,
- Fatban Bunjaku, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
- Jeton Mehmeti, Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,
- Ali Dula, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal,
- Enver Dugolli, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
- Zef Morina, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit,
- Daulina Osmani, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë,
- Avni Zogiani, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
- Driton Hyseni, Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
- Agon Dobruna, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
- Besart Jashari, Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,
- Nora Arapi-Krasniqi, Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
- Tijana Veljkovic, Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit,
- Arsim Berisha, Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,
- Genc Nimoni, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë,
- Gegë Lleshi, Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes,
- Enis Kervan, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes,
- Lulzim Hetemi, Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
- Ratomir Minic, Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim,
- Igor Mitic, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
- Muhedin Nushi, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,
- Sejnur Veshall, Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë./lajmi.net/












