Aleanca: Pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme
dp

Lexo edheJeton Zulfajt i vazhdohet mandati si kryenegociator i Kosovës me BE-në

Sot, Aleanca ka zhvilluar takimin e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, në të cilin u trajtuan temat bosht të zhvillimeve politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ, si dhe vendimi për procesin në Hagë.
Në pjesën e parë të mbledhjes, Këshilli ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar lart angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit të brendshëm strukturor.
Në prag të shpalljes së vendimit të nesërm nga Gjykata e Hagës, Këshilli i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Aleancës, shprehin bindjen e plotë dhe të palëkundur në luftën e drejtë, të pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo edheJeton Zulfajt i vazhdohet mandati si kryenegociator i Kosovës me BE-në
Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht.
“Prandaj, nesër, presim vendim lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së” thuhet në komunikatën e Aleancës.