Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral-major Özkan Ulutaş, priti në seli gjeneral-lejtnantin Miroslav Lorinc, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovakisë.
Takimi u zhvillua në kampin “Film City” dhe u përqendrua te situata e sigurisë, trasnmeton IndeksOnline.
Gjeneral-majori Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme.

Lexo edheZjarr në një fshat në Gjirokastër, rrezikohen shtëpitë
“Në këtë kontekst, komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Sllovakisë në misionin e KFOR-it” thuhet në njoftim.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.












