BallinaLajmeKërkohet paraburgim ndaj një përsoni që tentoi të djegte një market në...

Kërkohet paraburgim ndaj një përsoni që tentoi të djegte një market në Mitrovicë, ishte në kërkim policor

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale Q.B.

Kjo për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

‘’I pandehuri, më datë 18 gusht 2025, rreth orës 06:10, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në një market brenda objektit të Stacionit të Autobusëve,  me paramendim dhe në vend publik, me anë të mjeteve eksplozive dhe lëndëve djegëse, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëme materiale, fillimisht hedh një bllok betoni për të eliminuar pengesat, në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij, më pas hedh një koktej Molotov (shishe të mbushur me lëndë djegëse) në derën e maketit, me ç ‘rast marketi nis të digjet, pastaj i njëjti largohen nga vendi i ngjarjes’’ thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se i pandehuri Q.B., ka qenë në kërkim policor dhe është arrestuar me datë 18 shtator 2025 në aeroportin e Prishtinës.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet ditën e sotme, datë 19 shtator pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz