back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeKërcënohet me jetë deputetja Eliza Hoxha, PDK: Hetuesia të merret me rastin

Kërcënohet me jetë deputetja Eliza Hoxha, PDK: Hetuesia të merret me rastin

Të ngjajshme

Vapa e madhe, këto janë masat mbrojtëse për punëtorët të rekomanduara nga MSh-ja

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar të martën që institucionet...

Petkoviq kushtëzon dialogun me lirimin e Popoviqit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë...

Ambasadori britanik: Ngërçi politik rrezikon të ardhmen e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves...

Partia Demokratike e Kosovës, i sheh me shqetësim kërcënimet që po ndodhin në rrjetet sociale, të motivuara nga aktualiteti politik, mosdurimi ndaj qëndrimit apo mendimit ndryshe dhe logjikës përjashtuese.

“Kërcënimi me jetë në rrjetin social kundër deputetes Eliza Hoxha, është shembull për të keq të degradimit të lirisë së shprehjes, duke u radhitur në vepra kriminale dhe të dënueshme, andaj presim që organet e drejtësisë të merren me rastin”, njofton Partia Demokratike e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Me këtë rast Partia Demokratike e ka dënuar kërcënimin e deputets së saj.

“PDK dënon ashpër çdo kërcënim, fjalor dhe veprim arrogant të motivuar nga cenimi i lirisë së tjetrit, andaj, ftojmë organet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtyre veprave të trajtohen sipas ligjit”.

“Partia Demokratike e Kosovës, shumë herë ka tërhequr vërejtjen për ashpërsimin e fjalorit linçues të partive politike kundrejt oponencës në skenën tonë politike, në veçanti gjatë muajve të fundit, të shfaqjes së arrogancës së paparë dhe përçarjes, faktorë që ndikojnë dhe përcillen edhe tek anëtarësia e partive politike”.

Në reagimin e PDK-së theksohet se kjo është mungesë e komunikimit dhe vlerave të demokracisë.

“Ky kërcënim, përbën vargun e kërcënimeve të palejueshme në shtetin tonë, për demokracinë dhe vlerat demokratike që ju bëhet deputetëve, drejtuesve apo anëtarëve të PDK-së, privatisht apo në rrjetet sociale, duke shpërfaqur mungesë të skajshme të kulturës, komunikimit dhe vlerave të demokracisë së vendit tonë nga persona të papërgjegjshëm”.

- Advertisement -

Të Fundit