Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj emërimit të Yll Rugovës si zëvendësministër, por gjithashtu edhe ndaj emërimit të Avni Zogianit në të njëjtën pozitë.
Sipas Kelmendit, Kurti po emëron në pozita udhëheqëse islamofobët.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka filluar “realizimin” e premtimeve parazgjedhore.
Një ndër premtimet e tij ka ka qenë “lufta ndaj islamofobisë”.
Se sa e sinqertë ka qenë fushata e tij kundër islamofobisë, këtë e tregon më së miri fakti që brenda 1 muaji ai ka emëruar në pozita të larta shtetërore Avni Zogianin dhe Yll Rugovën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Avni Zogianin i cili njihet në opinion me deklaratat e tij urrejtëse ndaj vajzave muslimane me mbulesë, Kurti e ka emëruar zv.ministër në ministrinë e infrastrukturës.
Ndërsa sot ka emëruar Yll Rugovën si zv.ministër në ministrinë për kulturë, rini dhe sport.
Yll Rugova njihet me qëndrimet e tij fyese kundër Islamit dhe muslimanëve.
Ai ishte ndër inicuesit kryesor të peticionit kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.
Kryeministri Kurti premtoi ” luftë kundër islamofobisë” por islamofobët më të mëdhenjë në Kosovë vijnë nga Vetëvendosja.
Nga Vetëvendosja vjen edhe Sadri Ramabaja i cili aktualisht ndodhet në burg i dënuar për terrorizëm.
Sadri Ramabaja së bashku me shokë është akuzuar për përpilimin e listës për vrasjen e disa figurave ku në mesin e tyre ndodheshin disa hoxhallarë.
Sadri Ramabaja në vitin 2017 në Muajin e Ramazanit kishte fyer iftarin dhe muslimanët për organizim në qendër të qytetit.
Kur gazetari i Klan Kosovës e pyeti Sadri Ramabajën se pse i keni këto qëndrime kundër muslimanëve, Ramabaja u përgjigj : qëndrimet e mia janë të njejta me qëndrimet e krerëve të Vetëvendosjes.
Dhe sot me paratë e rreth 96% muslimanëve të Kosovës marrin paga dhe meditje të majme zv.ministrat e VV-së që kanë fyer Islamin dhe muslimanët.