BallinaLajmeKELMENDI – HARADINAJT: NË PARTINË TËNDE E KE NJERIUN KRYESOR QË DËRGOJ...

KELMENDI – HARADINAJT: NË PARTINË TËNDE E KE NJERIUN KRYESOR QË DËRGOJ KOSOVARËT NË SIRI

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt se “disa imamë i kanë dërguar fëmijët tanë në Siri”, me ç’rast ka thënë se në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së është një njeri që i ka inkurajuar të rinjtë kosovarë të shkojnë në Siri dhe Irak.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA duhet të ketë kujdes me gjuhën që të mos i ofendojë imamët.

“Ramush Haradinaj, kam një ofertë serioze për ty: eja së bashku prej të nesërmës po i marrim përkrah dhe po i dërgojmë në ” hapsane” ata që i dërguan djemtë tanë në Siri. Por, e ke pak të vështirë me pranuar këtë ofertën time, ngase në listën e juaj me kandidat për deputet, ke njeriun kreyesor që e nxiti dhe inkurajoj rininë tonë të shkoj në luftën e Sirisë. E di se ti e din se kush është ai, por bëhu burrë dhe tregoje”, ka thënë Kelmendi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz