back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti tregon se çfarë do bëhet me demarkacionin

Albin Kurti tregon se çfarë do bëhet me demarkacionin

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Kandidati për Kryeministër Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje është kundër ndryshimit të kufirit e jo kundër Demarkacionit.

“Qeveria e Vetëvendosjes do të formojë një trup i cili do të bëjë hetimin e bazës së procedurës së rezultatit të kësaj marrëveshje që është e mbrapshtë prej fillimit e deri në fund. Murat Meha nga negociuar gabimisht, nuk negociohet me Malin e Zi vetëm me libra kadastral, Mali i Zi s’ka libra kadastral për Rozhajën, prandaj pse e bëri qeveria e Meha e pastaj e nënshkroi Thaçi”, tha ai.

“Ne duhet të presim këtë hetim që kuptojmë plotësisht motivin e një negocimi të tillë të mbrapshtë. Ne jemi kundër ndryshimit të kufirit. Ne jemi për demarkacion me Malin e Zi por jo për ndryshim kufiri. Kjo nënkupton bisedime për ri-negocim me Malin e Zo, s’kemi nevojë të armiqësohemi, Mali i Zi s’ka llogari t’i prishë marrëdhëniet me shqiptarët”, tha Kurti.

Kurti tha se nuk kanë problem me Malin e Zi por me Murat Mehën dhe Hashim Thaçin.

Ai tha se sa më shumë zëra që janë kundër ndryshimit të kufirit, aq më mirë do të jetë për qeverinë e Vetëvendosjes, edhe ata që janë në opozitë ta mbështesin qeverinë e Vetëvendosjes.

“Ne jemi kundër armiqësive, jemi për partneritet. Vetëvendosje do ta sjell kulturën demokratike. Nuk do bëhemi as servil e as armiqësor”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz