back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeKEDS nis shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje...

KEDS nis shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje me furnizues energjie të licencuar

Të ngjajshme

Lirohet nga spitali Morena Taraku

Morena Taraku është liruar nga spitali. Bukuroshja pejane kishte më...

LDK mban konferencë për media, sdihet arsyeja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë...

Vidhet një veturë nga një parking në Fushë Kosovë

Një veturë është vjedhur nga një parking në Fushë...

KEDS ka njoftuar se kanë nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje me furnizues energjie të licencuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se KEDS-i ligjërisht nuk do të mundë të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej furnizuesve të licencuar nga ZRRE-ja.

“Mbi bazën e kësaj dhe në respektim të Legjislacionit në fuqi, ju njoftojmë se sot kemi filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk u janë përfillur thirrjeve të vazhdueshme për lidhjen e marrëveshjes me një Furnizues, pavarësisht se i plotësonin kushtet për dalje në treg të hapur të energjisë elektrike. Po ashtu, ju njoftojmë se në emër të këtyre bizneseve janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë, prej të cilëve mbi 600 janë njehsorë smart që do të shkyçen nga distanca, ndërkaq pjesa tjetër do të shkyçen fizikisht te këto kompani, për çka KEDS-i ka mobilizuar ekipe në terren gjithandej në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se KEDS vazhdon të inkurajojë këta konsumatorë që sa më parë të lidhin marrëveshje me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, lista e të cilëve gjendet në ueb faqen e ZRRE-së, për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz