Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha vazhdon të kryesojë emëroren e golashënuesve më të mirë edhe pas javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Rexha realizoi dy gola në duelin e kësaj xhiro të cilin “industrialistët” e triumfuan 4-0 në udhëtim ndaj Lirisë në Prizren.
Prapa Rexhës vije mesfushori ofansiv i Prishtinës Meriton Korenica, i cili u ndal në vetëm një gol këtë javë, teksa shënoi përballë Ferizajt në fitoren prej 2-0 të kryeqytetasve në udhëtim.

Foto: fc prishtina.com
Në listën e goleadorëve të ngushtë është futur edhe sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, i cili realizoi dy gola në këtë xhiro në fitoren e kuqezinjëve përballë Trepçës ’89.

Top 10 golashënuesit më të mirë në Ipko Superligë pas javës së 26-të:
1. Kastriot Rexha (Feronikeli) – 14 gola
2. Meriton Korenica (Prishtina) – 11 gola
3. Alban Shillova (Flamurtari) – 10 gola
4. Festim Alidema (Llapi) – 10 gola
5. Kyrian Nwabueze (Drita) – 8 gola
6. Betim Haxhimusa (Drita) – 8 gola
7. Kreshnik Uka (Drenica) – 8 gola
8. Mendurim Hoti (Feronikeli) – 8 gola
9. Ahmed Januzi (Llapi) – 8 gola
10. Wilber Perez (Gjilani – 6 gola
/Gazeta Sheshi/