back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportPretendentët për titull nuk gabojnë ndaj të rrezikuarve, fitojnë Prishtina dhe Feronikeli!

Pretendentët për titull nuk gabojnë ndaj të rrezikuarve, fitojnë Prishtina dhe Feronikeli!

Të ngjajshme

Shkelet armëpushimi, përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan-Pakistan

Përleshje të reja vdekjeprurëse kufitare kanë shpërthyer midis forcave...

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Skuadra e Prishtinës ka fituar në udhëtim ndaj Ferizajit, ashtu sikurse Feronikeli në ndeshjen ndaj Lirisë.

Prishtina ka mposhtur Ferizajin me rezultatin 0-2, falë golit të lojtarit të tyre më në formë, Meriton Korenica – i cili realizoi në minutën e 27’të të ballafaqimit, dhe perlës së Armend Thaçit në minutën e 80’të – përcjell GazetaBlic.

Klubi i Mirel Josës e dominoi ndeshjen nga minuta e parë dhe kishte disa mundësi tjera shënimi me Mankendan dhe Morinën – por që nuk arritën të mposhtin portieri e Ferizajit, Blakçori.

Në anën tjetër, Feronikeli ka mposhtur Lirinë me rezutlatin 0-4, duke mos gabuar kështu në rrugën për titull.

Dy golat e Kastriot Rexhës, një i Mevlan Zekës dhe një i Dabiqajt i mundësuan ‘Niklit’ fitoren në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Feronikeli mbetet lider në Superligë me 62 pikë – tri më shumë se Prishtina që ndodhet në vendin e dytë.

Ferizaj mbetet në vendin e 10’të me 25 pikë, një më shumë se Liria që pozicionohet në pozitën e 11’të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz