BallinaLajmeKapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi...

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Të ngjajshme

Nuk zgjat shumë gëzimi i Liverpulit, Aston Villa rikthen epërsinë (VIDEO)

Vetëm pesë minuta ka zgjatur gëzimi i Liverpulit, pasu...

Ola viziton familjen e Adionit në Gjakovë

Marrëdhënia mes Adionit dhe Fabjolës, e njohur si Ola,...

Njoftim për udhëtarët e linjës Prishtinë – Basel – Prishtinë

Aeroporti EuroAirport Basel ka njoftuar se pista kryesore 15/33...

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të publikuar, “i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz