Ish kampioni i botës në atletikë, Nicholas Bett, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti me makinë, transmeton gazetametro.net.
Fituesi i medaljes së artë në garën e 400 metrave me pengesa në Botërorin “Pekin 2015”, po udhëtonte me makinën e tij për të shkuar në qendrën stërvitore në kontenë e Nandi, në vendlindjen e tij, por ka pësuar aksident.
Lajmi ka pikëlluar pa masë bashkëkombasit e tij dhe mbarë botën e sportit.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtë për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror me kohën 47 sekonda e 79 të qindat. /gazetametro.net