back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaSportRonaldo “hedh” të dashurën në det

Ronaldo “hedh” të dashurën në det

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Ronaldo dhe e dashura e tij po shijojnë pushime ‘të zgjeruara’ në mbarë Europën, pas lodhjes nga Botërori në Rusi. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk dukeshin aspak të lodhur të martën, teksa shijonin jahtin në Ibiza.

Futbollisti 33 vjeçar, dukej mëse në formë teksa hidhte në det të dashurën e tij 24 vjeçare. Çifti dukej më i dashuruar se kurrë teksa kalonin pasditen në plazh. Fillimisht po luanin në kuvertë teksa Georgina përpiqej t’i rezistonte forcës së Ronaldos për të mos rënë në det.

Gjithsesi, forca e tij, shpejt demostroi shumë, teksa e hodhi në det bukuroshen. Pas lojrave në kuvertë, çifti u shfaq në një moment tepër intim në pjesën e pasme të jahtit. Brunia bukuroshe u sigurua të theksonte ngjyrën e lëkurës me një palë bikini të bardha dhe dukej mrekullisht mirë edhe pas 9 muaj që ka lindur fëmijë.

Gjithsesi, Ronaldo shfaqi muskujt e tij, veshur me rrobabanjo të zeza, teksa relaksohej me të dashurën e tij dhe një mike të përbashkët. Çifti shijuan kohën e këndshme me fëmijët e Cristianos: Cristiano Jr dhe binjakët Eva dhe Mateo, si dhe vajzën e tyre Alana Martina.

Gjatë një interviste dhënë në Janar, dy muaj pasi kishte lindur, Georgina pranoi se fëmija e kishte forcuar më shumë lidhjen me futbollistin. Ajo tha për revistën ‘Hello!’: “Kjo na ka sjellë më afër me njëri tjetrin. Jemi më të lumtur se kurrë bashkë”.

Ajo shtoi se Ronaldo ka gjetur kohën për të ngrënë një vakt të veçantë me familjen e saj pas lindjes.

Ajo shpjegoi: “Kur u kthyem në shtëpi nga spitali, ai kishte organizuar një darkë surprizë me më të dashurit dhe të afërmit tanë. U ndjeva gruaja më me fat në botë.”

‘Kam gjetur dashurinë. Ne e kompensojmë njëri tjetrin shumë mirë. Kemi një marrëdhënie të bukur dhe kur ai është pranë meje, kam gjithçka. Ndihem e dashuruar nga ai dhe nën përkujdesje. Dashuria na mposht të gjithëve.’

4EEC4D6000000578-6038801-image-a-115_1533720949992

4EEC49A000000578-6038801-image-a-111_1533720839998

4EEC4B9100000578-6038801-image-a-110_1533720838001

4EEC4BF700000578-6038801-image-m-109_1533720284581-1533733051

4EEC4C0000000578-6038801-image-a-113_1533720845304

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz