back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSportKalulu thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkimfalje nga Bastoni ende

Kalulu thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkimfalje nga Bastoni ende

Të ngjajshme

Pierre Kalulu shpreson që Luciano Spalletti të qëndrojë te Juventus dhe zbulon se “nuk ka folur” me mbrojtësin e Inter, Alessandro Bastoni, pas atij incidenti të diskutueshëm me karton të kuq.

Bardhezinjtë do të përballen me Roma të dielën mbrëma në një duel direkt për vendin e katërt, por kjo është edhe ndeshja e parë pas eliminimit nga “play-offi” i Ligës së Kampionëve kundër Galatasaray.

“Është një javë e rëndësishme për ne dhe padyshim që e mërkura na la me emocione të përziera,” tha Kalulu në konferencë për shtyp.

Edhe pse arritën ta rikuperojnë humbjen 5-2 të ndeshjes së parë, pavarësisht se mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të diskutueshëm të Lloyd Kelly, “Zonja e Vjetër” u dorëzua në kohën shtesë.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin final, por duke reflektuar mbi situatën, ndiejmë edhe krenari për atë që treguam në fushë.”

Tashmë të eliminuar edhe nga Coppa Italia, objektivi i vetëm i Juventusit është sigurimi i një vendi në katërshen e parë në Serie A për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, prandaj përballja direkte me Romën mund të jetë një pikë kthese për sezonin.

“E dimë mirë që është një ndeshje e rëndësishme, por ka ende 11 ndeshje të tjera pas saj. Si përballje direkte, pikët vlejnë më shumë,” vazhdoi Kalulu.

“Ne besojmë te vetja dhe nëse bëjmë detyrën tonë, gjithçka do të shkojë mirë.”

Në kampin bardhezi ka më shumë besim pas paraqitjes në ndeshjen e kthimit kundër Galatasarayt dhe lojtarët duken të bindur se janë në rrugën e duhur me Spallettin.

“Kontratat janë çështje e klubit. Mund të them vetëm që ndihemi mirë dhe kemi ide të qarta, na pëlqen mënyra si luajmë, ndaj do të ishim shumë të lumtur nëse ai qëndron.”

Kjo është rikthimi i Kalulu në Serie A, pasi ishte i pezulluar në humbjen 2-0 ndaj Comos, duke i shtuar edhe më shumë zhgënjim faktit që shumëkush mendon se ai nuk duhej të ishte përjashtuar kundër Interit.

Edhe Bastoni kërkoi falje publikisht për simulimin në kartonin e dytë të verdhë, por a i kërkoi falje drejtpërdrejt lojtarit?

“Jo, nuk kemi folur,” zbuloi Kalulu.

“Nëse do të kishim fituar edhe me kartonin tim të kuq, do të isha sërish i zhgënjyer, por me më pak hidhërim. Ekipi është gjithmonë mbi individin dhe ajo që dhemb është se gjithçka ndodhi njëkohësisht.

“Shpresoj që në të ardhmen të kem suksese që më ndihmojnë ta harroj këtë incident. Nuk pres asgjë nga Bastoni, nuk është se kemi folur shumë as më parë, kështu që hera tjetër do të jetë pas rreth gjashtë muajsh, besoj.”

Ky incident ka shtyrë International Football Association Board të propozojë një ndryshim në protokollin e VAR-it, në mënyrë që të mund të ndërhyjë edhe për një karton të dytë të verdhë.

“Çdo rregull që mund ta ndihmojë futbollin në përgjithësi është gjithmonë i mirëpritur”, e mbylli ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz