back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Kadri Veseli sot paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Duke medituar, Bora shfaqet serioze në postimin e fundit

Bora Zemani është një nga moderatorja me të dashura...

Pas afro një jave ndërprerje, rifillon prodhimi në njësinë A5 të Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se...

Nga Gjermania në Itali për ta grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në...

Sot në orën 15:00, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë arrestuar javën e kaluar në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Menjëherë pas arrestimit, ata janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz