back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli reagon pas ngjarjes së rëndë në Prizren

Kadri Veseli reagon pas ngjarjes së rëndë në Prizren

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Prizren, ku dyshohet se pas një konflikti mes tyre, burri e ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ky është akt i papranuieshëm dhe se fenomene tëtilla shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje organeve të rendit që kësaj ngjarjeje t’i japin përgjigjen e merituar.

Sipas tij, nuk do të tolerohet më neglizhenca e institucioneve ndaj dhirrjeve të grave për ndihmë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënoj fuqishëm. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më.

Të Fundit

Sport

ShowBiz