back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli nominohet edhe zyrtarisht kandidat për kryeministër

Kadri Veseli nominohet edhe zyrtarisht kandidat për kryeministër

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Kreu i PDK’së Kadri Veseli edhe zyrtarisht u nominua kandidat për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor. Veseli mbajti një fjalim në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës para simpatizantëve të partisë së tij, ku edhe bëri premtime për qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe PDK’ja sipas tij.

Ai tha se qeveria e re do të formohet në numër të vogël por gjithëpërfshirës.

“Do ta formojmë një qeveri të vogël por gjithëpërfshirëse. Do të jetë më së shumti të rijnë që ka pasur ministra ndonjëherë”, tha Veseli.

I pari i PDK’së premtoi përsëri se do ta luftojë korrupsionin e nepotizmin.

“Do ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin, andaj edhe vendosa t’i luftojë të gjithë ata që kanë probleme korrupsion”, ka thënë Veseli.

Kadri Veseli kishte premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga drejtësia. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz