Kadri Veseli nga kisha e Llapushnikut ja dërgon këtë selam Gjuriqit “mos u merr me Trepçën”
01

Lexo edheNjë kosovar gjendet i vdekur në burg të Bazelit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se çështja e Trepçës është punë e kryer tashmë dhe e ka porositur Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë që të mos merret më me këtë punë, njofton Klan Kosova.
Gjuriq sot gjatë ditës ka thënë se Serbia do ta mbrojë Trepçën në arbitrazh, por këto deklarata nuk i kanë bërë përshtypje Veselit.
Ai ka thënë për Klan Kosovën se ligji për Trepçën ishte më i miri i mundshëm dhe se është i favorshëm për rifunksionalizimin e gjigantit metalurgjik të Kosovës.
Lexo edheNjë kosovar gjendet i vdekur në burg të Bazelit
Ndërsa për komentet e Ministrit Serb në Qeverinë e Kosovës Ljubomir Mariq, se lista serbe mund ta braktisë koalicionin qeveritar, Veseli nuk ka komentuar fare.
Këto deklarime, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë nga Llapushniku, ku mori pjesë në shugurimin e kishës katolike “Shën Abraham”.