BallinaLajmeKadri Veseli, e sjellë lajmin më të mirë të vitit për Kosovën

Kadri Veseli, e sjellë lajmin më të mirë të vitit për Kosovën

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është kërkuar zyrtarisht nga institucionet e Malit të Zi, që t’i kërkojnë BE-së heqjen e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave me Kosovën

Veseli këtë e bëri të ditur në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi në mungesë të kuorumit. Kryesia do të takohet nesër sërish për të vendosur për seancën e radhës të Kuvendit, shkruan lajmi.net

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet tona me Malin e Zi”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se institucionet e Malit të Zi do të bëjnë kërkesë BE-së për të hequr kushtin e Demarkacionit për liberalizimin e vizave.

“Mali i Zi do t’i bëjë kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”, ka thënë Veseli duke shtuar se kjo kërkesë është bërë nga zyra e tij.

Veseli ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes në dialogun e Brukselit për kodin telefonik të Kosovës.

“Procesi i pavarësimit dhe sovraniteti po ecën fuqishëm, çdo mbeturinë e ish-pushtetit serb po largohet dhe Kosova nuk do ta ketë më kodin +381, por tash do ta ketë kodin e saj dhe kjo tregon rrugëtimin e pavarur nga Serbia. Serbia ka marrë fund për Kosovën, që të ketë ndonjë influencë mbi Republikën tonë”, tha Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz