Juventus ka publikuar zyrtarisht listën e përditësuar për Ligën e Kampionëve, duke përfshirë Randal Kolo Muani, Lloyd Kelly dhe Renato Veiga, ndërsa një nga blerjet e janarit është lënë jashtë.
Të gjitha klubet që marrin pjesë në fazën e eliminimit direkt të turneut duhet të dorëzojnë listën e tyre të re të lojtarëve deri në mesnatën e nesërme dhe të vazhdojnë me të deri në fund të sezonit.
Çdo skuadër ka të drejtën të bëjë tre ndryshime nga lista e mëparshme e fazës së grupeve, por siç ndodhi me Juventusin, jo të gjithë blerjet e janarit mund të përfshihen.
Alberto Costa lihet jashtë listës
Trajneri Thiago Motta ka zgjedhur të përfshijë:
✅ Randal Kolo Muani (i huazuar nga PSG)
✅ Lloyd Kelly (i huazuar me detyrim blerje nga Newcastle)
✅ Renato Veiga (i huazuar nga Chelsea)
Nga ana tjetër, Alberto Costa është lënë jashtë dhe do të jetë në dispozicion vetëm për Serie A dhe Coppa Italia.

Lista e plotë e Juventusit për Ligën e Kampionëve
Lista A
Perin, Bremer, Gatti, Locatelli, Kelly, Conceicao, Koopmeiners, Vlahovic, Gonzalez, Veiga, Milik, Kalulu, McKennie, Adzic, Thuram, Kolo Muani, Weah, Pinsoglio, Douglas Luiz, Cambiaso, Di Gregorio, Cabal
Lista B
Yildiz, Anghele, Savona, Daffara, Rouhi, Mbangula
Pavarësisht se sezoni i tij mund të jetë i përfunduar pas operacionit të ligamentit të kryqëzuar, Gleison Bremer ka mbetur në listë. Ndërkohë, Danilo, Nicolò Fagioli dhe Arthur Melo janë shitur, huazuar ose kanë ndërprerë kontratat e tyre me klubin.
Juventus do të përballet me PSV Eindhoven në fazën play-off të Ligës së Kampionëve. /GazetaExpress/