back to top
Friday, February 20, 2026
BallinaSportJulian Alvarez drejt Barcelonës? Reagojnë agjentët e sulmuesit

Julian Alvarez drejt Barcelonës? Reagojnë agjentët e sulmuesit

Të ngjajshme

Zyrtare: Abdoul Dante përforcimi më i ri i Dritës

Drita ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit Abdoul Dante, i...

Genc Ninomi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin...

De Bruyne drejt rikthimit nga lëndimi

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne është afër të bëjë...

Rey Manaj përfshihet në aksident rrugor në Turqi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është përfshirë mbrëmjen...

Lidhjet mes Barcelona dhe sulmuesit të Atletico Madrid, Julian Alvarez, vazhdojnë të raportohen nga mediat argjentinase, teksa katalanasit janë në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowski.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, aktualisht nuk ka bisedime zyrtare mes Barcelonës dhe lojtarit, as me Atletico Madridin. Thuhet se informacionet e fundit kanë ardhur nga agjentët e Alvarez, ndërsa çdo interes eventual do të drejtohej menjëherë te drejtuesit e Atleticos.

Së fundmi u raportua se çmimi i kërkuar për argjentinasin mund të arrijë deri në 200 milionë euro, por presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, ka deklaruar vazhdimisht se lojtari nuk është në shitje.

Edhe pse konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, ky sezon ka qenë më i vështiri për Alvarez që nga ardhja në kontinent. Ai ka realizuar 13 gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje, ndërsa në La Liga nuk ka shënuar që nga muaji nëntor.

Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën, por pengesë kryesore mbeten kufizimet financiare dhe limiti i pagave. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz