BallinaLajmeJetesa e studentit të UP-së, që ushqehet në menzë dhe Endrit Thaçit,...

Jetesa e studentit të UP-së, që ushqehet në menzë dhe Endrit Thaçit, që udhëton nëpër botë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Teksa fëmijët e pushtetarëve në Kosovë, përvec që bëjnë jetë luksoze – vizitojnë vendet më të rëndësishme të botës. Por, një fat të tillë nuk e kanë shumica e të rinjve në Kosovë.

Dokumentarin e plotë të InDoks, mund ta shikoni këtu:

InDoks me autor Visar Duriqi, përvec që ka shfaqur lluksin dhe krimin e fëmijëve të politikanëve kosovarë, ka nxjerrur statistika të të papunëve në Kosovë dhe ka shpalosur dëshirën e tyre për të ikur nga vendi.

I tillë është edhe Shqipdon Lepaja, një student në Universitetin e Prishtinës.

Ai për InDoks, ka thënë që nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë vend europian dhe ka kritikuar sistemin në Kosovë, për izolimin që ua ka bërë studentëve kosovarë.

E për dallim nga Shqipdoni, një jetë krejt tjetër e bënë Endriti i Hashim Thaçit.

Përkundër që ata janë në moshë të njëjtë, dallimi i jetesës në mes Shqipdonit dhe Endritit është jashtëzakonisht i madh.

Përderisa Shqipdoni, nuk ka vizituar asnjëherë vendet perëndimore, ushqehet në menzë dhe punon si kamerier për t’i mbuluar shpenzimet e tij të studimeve, Endrit Thaçi, djali i presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar hiç më pak se këto vende: Majami, Florida (SHBA), Bjeshkët e Austrisë, Parisin e Francës, Londrën, Dubrovnikun e Kroacisë, Ishujt e Greqisë, Milanon e Italisë, Luganon e Zvicrës, Dolomity (Itali), Rio De Janerio (Brazil), Lisbonën e Portugalisë, Stambollin e Turqisë, Selanikun e Greqisë, e deri tek New York, Manhattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz