Japoni, ende ekziston kërcënimi i sigurisë nga Koreja e Veriut

Qeveria japoneze paralajmëroi se edhe përkundër takimit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut ende ekziston, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se në seancën e Qeverisë së Japonisë është miratuar një raport për mbrojtjen, ku thuhet se ende janë të pranishme paqartësitë sa i përket situatës së sigurisë në rajon, përkundër bisedimeve diplomatike me Korenë e Veriut lidhur me armët bërthamore.
Më tej theksohet për një rritje të aktivitetit ushtarak i cili mund të rrezikojë sigurinë e rajonit të Azisë dhe Paqësorit pa treguar qartë emrin e vendit.
Teksti gjithashtu thekson se programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut janë “një kërcënim serioz dhe kërcënues ndaj sigurisë kombëtare të Japonisë”.

Lexo edheRrëzohet një avion në Greqi
Gjithashtu theksohet se Japonia ka përshtatur metodat e mbrojtjes kombëtare dhe programin afatmesëm të mbrojtjes në një mënyrë ku përshkruajnë kërcënimin nga Koreja e Veriut.
Po ashtu janë shprehur edhe shqetësime rreth Kinës, e cila ka rritur buxhetin për qëllime ushtarake, si dhe aktivitetet ajrore dhe tokësore.














