back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiJanuzi: Mbështetje e vazhdueshme për fuqizimin e sektorit pyjor

Januzi: Mbështetje e vazhdueshme për fuqizimin e sektorit pyjor

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e pylltarisë nuk do të mungojë asnjëherë dhe në të ardhmen parashihen të realizohen projekte të ndryshme, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet dhe fuqizohet edhe më tej. Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi në ceremoninë e lëshimit në funksion të linjës së re të prodhimit të peletit dhe briketit nga mbetjet malore, në kompaninë Thes-Ari Recycling Industry, në komunën e Kllokotit, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Me këtë rast, ai ka theksuar se pyjet janë resurse natyrore me interes te veçantë dhe gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe sipas tij ato duhet të shfrytëzohen në pajtim me ligjin për interes të përgjithshëm. Ai ka treguar se MBPZHR-ja në vazhdimësi është duke punuar në rritjen e efikasitetit në mbrojtjen e pyjeve dhe ripyllëzimin e tyre.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, e cila ka përkrahur këtë kompani në shtimin në prodhim të linjës së re, e po ashtu ai ka theksuar se përmes mbështetjes së vazhdueshme të BE-së, shumë agrobiznese vendore po arrijnë të shtojnë prodhimin dhe fuqizohen edhe më tej.

Të Fundit

Sport

ShowBiz