back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBujqësiMbështetja e MBPZHR-së, po fuqizon bujqësinë në Rahovec

Mbështetja e MBPZHR-së, po fuqizon bujqësinë në Rahovec

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me të cilin ka biseduar për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2017 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ai tha se synojnë zhvillimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht për masat mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Komunës së Rahovecit. Ministri, po ashtu e ka njoftuar kryetarin se në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, më të cilët fermerët e kësaj komune janë të njohur, do vazhdojnë të japin përkrahje edhe më të madhe dhe sipas tij kjo përkrahje e ministrisë ndër vite e ka përmirësuar gjendjen në këta sektor, duke e bërë njërin ndër sektorët më të qëndrueshëm në vend.

Nga ana e tij, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari e njoftoi ministrin për projektet zhvillimore që planifikojnë t’i realizojnë si komunë gjatë këtij viti, me qëllim të mbështetjes së fermerëve për zgjerimin dhe rritjen e veprimtarive të tyre bujqësore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz