Ja sa qindra mijëra euro fiton Milani nga miqësorja me Feronikelin sonte
BILLI

Lexo edheNuk sprapset Sokoli: Derisa Real Madridi u mposht nga Gramozi, pse të mos fitojë edhe Feronikeli ndaj Milanit!

Sonte në fushën e “Fadil Vokrrit” zbret klubi më i madh që e ka vizituar ndonjëherë vendin tonë.
Prej 20:45, Feronikeli zhvillon miqësoren kundër gjigantit italian Milan, që edhe pse ka humbur shkëlqimin prej vitesh, mbetet mes emblemave më të respektuara të futbollit botëror.
Por, sa kushton ardhja e rossonerëve në Prishtinë?
Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht para një muaji se në xhirollogarinë e klubit italian duhej derdhur plot 600 mijë euro për t’u realizuar kjo ndeshje.

Lexo edheNuk sprapset Sokoli: Derisa Real Madridi u mposht nga Gramozi, pse të mos fitojë edhe Feronikeli ndaj Milanit!
Organizimi i takimit miqësor u bë nga kompania AS Events.
Ajo më parë ishte përgjegjëse për ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares së Kosovës.
Para përzgjedhjes së Feronikelit, kundërshtarë potencial të Milanit ishin edhe Prishtina, Flamurtari, Drita e Vushtrria. /Gazeta Olle/