back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeJa sa kushtojnë pushimet për familjet kosovare në Shqipëri e Mal të...

Ja sa kushtojnë pushimet për familjet kosovare në Shqipëri e Mal të Zi

Të ngjajshme

Ish- banorja e BBVA habit me deklaratën: Nuk i dua burrat…

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta...

Gallapeni: Me zemër e shpirt për Kosovën, krenar dhe i lumtur!

Dion Gallapeni, në rrjetet sociale ka bërë një shkrim...

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Drejtori i shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti tha për Gazetën Intro se interesimi i kosovarëve për t’i kaluar pushimet verore këtë vit është rritur.

“Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit trendi i interesimit të kosovarëve për t’i kaluar pushimet mbetet bregdeti Shqiptar dhe ai i Ulqinit, por një pjesë e tyre tashmë veq kanë filluar që të frekuentojnë edhe bregdetin Turk”, tha ai.

Po ashtu sa i përket çmimeve sipas Hotit më i favorizuari mbetet bregdeti shqiptar.

“Sa i përket çmimeve më i favorizuari është bregdeti shqiptar, duke llogaritur çmimet e akomodimit, ushqimit si dhe afërsisë së lëvizjes. Sa i përket financave duke llogaritur edhe kushtet financiare të kosovarëve atëherë mund të them që ka filluar një trend i ri sidomos tek të rinjët që gjatë tërë vitit të punës së tyre janë duke kursyer nga pak, me qëllim të krijimit të një buxheti për pushimet verore”.

Sipas tij çmimet variojnë prej 450-500 në Shqipëri ndërsa në Mal të Zi 500-600 euro.

Edhe qytetarët pohojnë se për pushime harxhojnë dikur deri në 600 euro.

Hysen Neziri, profesor i rregullt në gjimnazin Eçrem Qabej, i pyetur nga Gazeta Intro tha se nuk harxhon shumë, dhe se harxhon dikur deri në 600 euro.

“Jo nuk harxhoj shumë, me 500-600 euro i kaloj në Shqipëri, bashkë me gruan dhe tre fëmijët. Rri nja një javë deri 10 ditë, dhe kryesisht gjatë qëndrimit aty banoj në shtëpi private”.

K.A një qytetare e Podujevës, tha se shkon në pushime verore, dhe se harxhon deri në 400 euro.

“Me familje sun bahemi kurr gati bashkë, por here disa e herë disa. Harxhoj diku deri në 400 euro”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz