back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeJa pse do të vijë Grenell në Kosovë

Ja pse do të vijë Grenell në Kosovë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

“Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kryeministria ka konfirmuar se delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet në Prishtinë me kreun e Qeverisë, Avdullah Hoti.

Delegacioni do të përbëhet edhe nga përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Uashington, në prani të presidentit Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, të cilën pala amerikane e quajti si historike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz