back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeJa deri kur marrin pagë deputetë që nuk u rizgjodhën

Ja deri kur marrin pagë deputetë që nuk u rizgjodhën

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit, e kanë të garantuar që do të marrin pagë për 1 vit.

Ndërkaq, edhe pse në dhjetor hyn në fuqi ligji për pagat, ata nuk do të kenë rritje, pasi që specifikohet se 12 pagat do t’i marrin 100% sa ishte pagesa e fundit.

Përkundër që ligji për pagat hyn në fuqi së shpejti, deputetët e legjislaturës së kaluar do të paguhen sipas pagës së fundit bazë. Madje, ata deri në gusht të vitit 2020, do të marrin mbi 1400 euro, sa ishte paga bazë e tyre.

“Deputetët nëse e kanë përfunduar mandatin apo e kanë përfunduar para kohe dhe nuk gëzojnë ndonjë të hyrë financiare nga buxheti i shtetit për një periudhë kalimtare njëvjeçare, gëzojnë të marrin përqindjen e pagës bazë që ka qenë e fundit për ata deputetë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lulëzim Rafuna.

Madje për ta sqaruar këtë çështje, Ministria e Financave ishte drejtuar edhe te zyra ligjore, përcjell Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv në organizatën “Çohu”, Arton Demhasaj, tha se ligji i ri është shumë i qartë sa i përket pagave që duhet të marrin deputetët që nuk do të rizgjidhen.

“Assesi nuk bën që deputetët që nuk janë rizgjedhur në Kuvend të vazhdojnë të marrin pagën me rritje sipas ligjit të ri, pasi ligji hyn në fuqi në momentin kur këta ish-deputetë kanë mandatin e skaduar”, deklaroi Arton Demhasaj.

Ligji i ri për pagat është miratuar në shkurt të vitit 2019 dhe pritet të zbatohet në dhjetor të po këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz