back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeJa çfarë thotë Ministria e Infrastrukturës për qarkullimin rrugorë

Ja çfarë thotë Ministria e Infrastrukturës për qarkullimin rrugorë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Pas reshjeve të shumta të borës në ditët e fundit, gjendja e rrugëve në vendin tonë është përmirësuar dukshëm.

Të gjithë menaxherët regjional me ekipet tyre janë duke punuar pandërprerë në teren. Po ashtu, kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve nga bora.

Ministri Zharku me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme, ka inspektuar rrugët Prishtinë, Mitrovicë, Skënderaj, Drenas, Pejë, Deqan, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.
Po ashtu, ministri Zharku ka qenë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e rrugëve në vend, duke iu ofruar ndihmë shtesë.

Në disa komuna të Kosovës ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar ekipet lokale në përmirësimin e disa rrugëve për qarkullim.
Tani, të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Po ashtu, rrugët rajonale janë të qarkullueshme duke përjashtuar rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila do të hapet nesër dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, e cila nuk po mund të hapet për shkak se është bllokuar nga disa automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen në mënyrë që sa më shpejtë të zhbllokohet kjo rrugë.
Sot janë hapur rrugët rajonale Mitrovicë – Bajgorë dhe Kamenicë – Tugjevc.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim duke i respektuar rregullat e komunikacionit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz