Izraeli arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor
03
Lexo edheNumri i viktimave nga tërmeti në Indonezi arrin në 1.407
Forcat izraelite arrestuan 21 palestinezë gjatë bastisjeve në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Personat u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pohoi ushtria në një njoftim.
Megjithatë, nuk u dhanë detaje në lidhje me pretendimet mbi “aktivitetet terroriste popullore”.
Lexo edheNumri i viktimave nga tërmeti në Indonezi arrin në 1.407
Sipas njoftimit, personat e arrestuar që nga ajo kohë janë kthyer në paraburgim për hetime të mëtejshme.
Izraeli shpesh kryen fushata gjithëpërfshirëse në të gjitha territoret e okupuara me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”.