back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeIzolohen rreth 40 kosovarë të kthyer nga Turqia (VIDEO)

Izolohen rreth 40 kosovarë të kthyer nga Turqia (VIDEO)

Të ngjajshme

Sot janë izoluar në rreth 40 kosovarë të kthyer nga Turqia, në Qendrën e Studentëve e cila është shpallur si vend-karantimi, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Isak Beha, drejtor i Strehimit në Qendrën studentore ka thënë për Klan Kosova se të ardhurit janë vendosur në konviktin numër 8.

“Dy autobusë të FSK-së i kanë sjellë sot rreth 40 qytetarë të cilët kanë ardhur nga Stambolli. Kanë ardhë dy autobusë nën përkujdesjen e FSK-së në këtë konvikt”.

“Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë kemi bërë dezinfektimin në Qendrën e Studentëve dhe po japim kontributin në kuadër të situatës që ekziston si shkak i pandemisë”.

“Angazhimi dhe përcjellja nga ana e policisë dhe FKS-së ka qenë në mënyrën më të mirë. Por ka pasë disa individë të cilët në një mënyrë kanë rezistuar”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz