HomeLajmeIsufaj priti delegacionin francez, fokus në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Isufaj priti delegacionin francez, fokus në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Të ngjajshme

Izreali shënon gol në “Air Albania”, krijohet një “tollovi” për shkak të festimit

Kombëtarja e Izraelit ka shënuar gol ndaj Shqipërisë në...

Osmani: Më 7 qershor, qyetarët e Gjilanit bëjnë kthesën vendimtare

Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani ka shpërndarë...

Sezoni veror, merret vendim për ndalim të keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka nxjerrë vendim...

CAS vendos në favor të FFK-së, konfirmohet moslicencimi i FC Prishtinës!

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Court of Arbitration...

Zvërneci – përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

Protesta e organizuar në kryeqytetin shqiptar kundër projektit turistik...

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, të udhëhequr nga prokurori francez Cyril Lacombe.

Në këtë takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe intensifikimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e delegacionit francez kanë shprehur mbështetjen e tyre për Prokurorinë Speciale të Kosovës në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit.

“Përfaqësuesit e delegacionit francez shprehën mbështetjen e plotë për Prokurorinë Speciale në përmbushjen e mandatit të saj, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet më tej.

Ndërkohë, Kryeprokurori Blerim Isufaj ka falënderuar palën franceze për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Partneriteti ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve institucionale”, ka thënë Isufaj, sipas njoftimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz