HomeLajmeKOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Të ngjajshme

Osmani: Më 7 qershor, qyetarët e Gjilanit bëjnë kthesën vendimtare

Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani ka shpërndarë...

Sezoni veror, merret vendim për ndalim të keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka nxjerrë vendim...

CAS vendos në favor të FFK-së, konfirmohet moslicencimi i FC Prishtinës!

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Court of Arbitration...

Zvërneci – përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

Protesta e organizuar në kryeqytetin shqiptar kundër projektit turistik...

Kosova U21 mposhtet në miqësore ndaj Turqisë në minutat e fundit!

Komëbtarja e Kosovës U21 është mposhtur minimalisht 1:0 ndaj...

Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF reagoi ndaj përfshirjes së fëmijët në fushatë zgjedhore, duke i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë masat përkatëse.

“Përkundër thirrjeve të KOMF për të mos përfshirë dhe shfrytëzuar fëmijët në aktivitetet e fushatës zgjedhore, subjektet politike po vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në aktivitete politike.

KOMF rithekson se përfshirja dhe shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, cenon dinjitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe është në kundërshtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës.

KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë në mënyrë aktive aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Koalicionit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz