HomeLajmeHoxhaj godet Kurtin dhe Osmanin: Bashkë e kanë dëmtuar demokracinë

Hoxhaj godet Kurtin dhe Osmanin: Bashkë e kanë dëmtuar demokracinë

Të ngjajshme

Zvërneci – përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

Protesta e organizuar në kryeqytetin shqiptar kundër projektit turistik...

Kosova U21 mposhtet në miqësore ndaj Turqisë në minutat e fundit!

Komëbtarja e Kosovës U21 është mposhtur minimalisht 1:0 ndaj...

Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte

Presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë pretendimet se kryeministri...

Vjosa Osmani i uron me lule për ditëlindje dy kandidatët e LDK-së

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani i ka...

Humbën jetën në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht...

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke i akuzuar ata për dëmtim të demokracisë dhe institucioneve të vendit.

Në emisionin “Pressing”, Hoxhaj tha se presidentja Osmani i ka shërbyer Kurtit në procesin që, sipas tij, ka çuar në dobësimin e rendit demokratik në Kosovë.

“Znj. Osmani i ka shërbyer Kurtit që ta çmontojë demokracinë në Kosovë dhe të bëjë puç politik. Binomi Kurti-Osmani ka qenë boshti i së keqes që nga viti 2019 dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite”, deklaroi Hoxhaj.

Ai foli edhe për ndikimin e algoritmeve dhe rrjeteve sociale në politikë, duke thënë se ato mund të kenë pasoja të mëdha në orientimin e shoqërive dhe shteteve.

“Ne jetojmë në një kohë kur algoritmi e nxori edhe Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian. Algoritmi që përdoret në Kosovë për t’i goditur orientimet tona strategjike nuk është në përputhje me interesat e Kosovës”, u shpreh ai.

Hoxhaj u bëri thirrje qytetarëve që zgjedhjet e 7 qershorit t’i shohin si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

“I ftoj qytetarët që 7 qershorin ta shohin si datë historike. Është një betejë e popullit të Kosovës, i cili gjithmonë ka qenë demokratik dhe i ka besuar Amerikës. Kjo frymë duhet të rikthehet. Nuk duhet të ndiqet fryma se ne jemi të gjithëfuqishëm dhe nuk kemi nevojë për partnerë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, Kosova duhet t’i rikthehet orientimit të saj tradicional pro-perëndimor dhe partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët ndërkombëtarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz