HomeLajmeSezoni veror, merret vendim për ndalim të keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Sezoni veror, merret vendim për ndalim të keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Të ngjajshme

Pse Imer Mushkolaj e veçon në listën e LDK-së kandidatin me numër 68, Gentrit Murselin

Kandidati i LDK-së për deputet Gentrit Murseli ka marrë...

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi në korrik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e...

Debutim i vështirë për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare ka nisur epokën e re me trajnerin...

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i Real Madridit, por vetëm nëse Perezi fiton zgjedhjet

Presidenti, Florentino Perez ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

Loredana dhe Adeyemi pa filtra, flasin për skandalin që tronditi Zvicrën

Nga 4 qershori, reperja shqiptaro-zvicerane Loredana dhe bashkëshorti i...

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka nxjerrë vendim për ndalimin e përdorimit të ujit të pijshëm nga sistemi publik i furnizimit për qëllime që nuk lidhen me nevojat themelore të konsumit njerëzor gjatë sezonit veror.

Sipas vendimit, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm për ujitjen e rrugëve, trotuareve dhe sipërfaqeve të tjera publike apo private, larjen e automjeteve, ujitjen e kopshteve, livadheve dhe tokave bujqësore, mbushjen e pishinave, si dhe për çdo përdorim tjetër që nuk ka për qëllim nevojat themelore të konsumit njerëzor.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit obligon ofruesit e shërbimeve të ujit të monitorojnë në terren, të identifikojnë dhe evidentojnë rastet e keqpërdorimit të ujit të pijshëm, si dhe të ndërmarrin masa për reduktimin e furnizimit me ujë në rastet e shfrytëzimit që bie në kundërshtim me vendimin, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se gjatë sezonit veror praktika e konsumit të ujit të pijshëm është në rritje, ndërsa është konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e ujit përdoret për qëllime që nuk lidhen me nevojat themelore të konsumit njerëzor.

Sipas Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e kapaciteteve furnizuese dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt e të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2026 dhe do të zbatohet gjatë sezonit veror deri më 31 tetor 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz