back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaInstantZyrtarja e LDK-së “ultimatum” Albin Kurtit: Ose ta heq taksën ose të...

Zyrtarja e LDK-së “ultimatum” Albin Kurtit: Ose ta heq taksën ose të shkojë në shtëpi

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

A ka vend për Lladrovcin në PDK, flet Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në Facebook i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ta heq taksën ose të shkojë në shtëpi.

Tërmkolli tha se “Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesë atë mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet ose të shkojë shtëpi”, është shprehur Tërmkolli.

Ajo gjithashtu ta se Kurtin nuk ka nevojë për ta lutur ose për ta marrë me të mirë.

“Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post”, ka shkruar Tërmkolli.

Tutje, ajo bëri të qartë edhe njëherë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka alternativë dhe taksa duhet hequr.

“LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës”, shkuran Tërmkolli.

Shënimi i plotë:

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post. LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës. Ka mundur të negociojë ndonjë përfitim në këtë rast, por ai vazhdimisht mbetet i “painformuar”. Populli i Kosovës nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi me Amerikën! Kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet. Ose të shkojë në shtëpi. Edhe kjo nuk ka alternativë. “Nuk ka rrugë të mesit”.
#MT

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz