back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeIshte student i varfër, por ky kosovar sot “na mbulon” me para

Ishte student i varfër, por ky kosovar sot “na mbulon” me para

Të ngjajshme

Ramabaja: Lista e VV-së pothuajse e njëjtë me atë të 9 shkurtit, me disa ndryshime të vogla

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar listën e kandidatëve të...

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e...

Wolves barazon shifrat ndaj Unitedit në fund të pjesës së parë

Wolves sapo ka shënuar golin e barazimit ndaj Manchester...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues të INL-Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Student i varfët dhe me kushte jo të mira. Është ky Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Fotoja është realizuar në vitin 1968 gjatë revolucionit rinor në mbarë Evropën. Në librin biografik kryediplomati kosovar ka treguar se kishte një jetë tejet të vështirë financiare, ndërsa sot është ndër shqiptarët më të pasur.


Pacolli i cili është i lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës shkollën fillore e kreu në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë.

Shkollimin superior e ka kryer në Hamburg të Gjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment ne Institutin Mösinger Zurich (1980-1982).

Ai flet disa gjuhë të huaja: anglishte, frëngjishte, gjermanishte, italishte, rusishte, spanjollishte, serbokroatishte, etj.

Vlen të theksohet se Pacolli është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit). /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz