back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeIsh-këshilltari i Limajt vazhdon dëshminë

Ish-këshilltari i Limajt vazhdon dëshminë

Të ngjajshme

Në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve edhe sot është duke dëshmuar Mevludin Krasniqi.

Mevludin Krasnqi ish-këshilltari i Fatmir Limajt po dëshmon edhe sot në gjykimin ku Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre në kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.

Krasniqi do të vazhdojë të merret në pyetje edhe sot nga prokurori Charles Hardaway.

Krasniqi dëshmoi edhe më 2 nëntor kur mbrojtja në disa raste reagoi ndaj pyetjeve që atij i shtroi prokurori, duke i cilësuar sugjestionuese.

Në një moment gjatë dëshmisë së Krasniqit më 2 nëntor, prokurori Hardaway dhe i akuzuari Endrit Shala shkëmbyen polemika me ton të lartë, pas të cilave u dha një pauzë nga gjykata.

Pas pauzës, prokurori dhe i akuzuari kërkuan falje.

Në procesin e njëjtë me Limajn, për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /Kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz