Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni
dp

Lexo edheXabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e së martës në Zagreb, raportojnë mediat kroate.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Index.hr, bashkë me të është ndaluar edhe Neda Livljanic, ish-drejtuese e Departamentit të Turizmit pranë Shërbimit për Ekonomi dhe Çështje Pronësore në Zyrën e Administratës Shtetërore të Qarkut Shibenik-Knin, shkruan Indeksonline

Autoritetet kanë arrestuar edhe një person të tretë, i cili dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në këtë rast. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një biznesmen nga Vodice.

Lexo edheXabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?!
Dyshimet lidhen me faktin se Simic, përmes Livljanic, ka siguruar në mënyrë të paligjshme lejet e nevojshme për një kamp turistik në Tisno. Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare, Livljanic nuk dyshohet se ka marrë ryshfet.

Zyra kroate për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar me detaje mbi aksionin, ndërsa pritet që gjatë ditës të jepen më shumë informacione lidhur me hetimin./Indeksonline/