BallinaShowBizIsh-banorja e BBVA tregon betejën e saj pas aksidentit: Sot jam këtu...

Ish-banorja e BBVA tregon betejën e saj pas aksidentit: Sot jam këtu falë duarve që s’më lanë…

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Një vit më parë, gazetarja Ledjona Xheladinaj pësoi një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës.

Si pasojë e aksidentit, ajo mori fraktura të shumta në trup dhe në shtyllën kurrizore, duke u përballur me një periudhë të gjatë shërimi.

Së fundmi, gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku tregon gjendjen e saj pas aksidentit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ecur në këmbë. Në videon e postuar, Lediona shfaqet duke ecur me vështirësi, por me ndihmën e një personi arrin të bëjë disa hapa.

Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një mbishkrim, ku shkruan: “Një vit më parë çdo ditë ishte betejë. Sot jam këtu falë duarve që s’më lanë kurrë vetëm.”

Postimi i Ledjonës, ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e komplimentojnë për forcën që ajo ka treguar gjatë kësaj kohe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz