Inspektori që ktheu drejtorin e shkarkuar të KEK-ut në punë, është militant i PDK-së
BILLI

Lexo edheGanimete Musliu: “Albin Kurti lider fjalaman pa asnjë rezultat, çka ka mbjellë ka korrë”

Sot Inspektorati i Punës përmes një vendimi ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës që të anuloj vendimin për shkarkim të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në pozitën e tij, pas rreth një muaj kur ishte shkarkuar.
Sipas informatave që Kosovo Insights posedon, inspektori i cili e lëshoi vendimin është miltant i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ardian Megjani, gjatë qeverisjes së PDK-së ishte punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.

Lexo edheGanimete Musliu: “Albin Kurti lider fjalaman pa asnjë rezultat, çka ka mbjellë ka korrë”
Një militant i kahmotshëm i PDK’së, që e tregon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, dikur kishte edhe pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqej nga nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili. – transmeton Kosovo Insights.
Megjani dyshohet që përmes ndërhyrjeve dhe lidhjeve politike të jetë punësuar edhe ne Inspektoratin e Punës./KosovoInsights