BallinaLajmeIndeksOnline: Ministri Endrit Shala rrahu gazetarin tonë në prezencë të policisë

IndeksOnline: Ministri Endrit Shala rrahu gazetarin tonë në prezencë të policisë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Mediumi Indeksonline pretendon se gazetari i tyre, Ensar Ramadani, është rrahur nga minsitri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, në prani të policisë.

“Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka goditur fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin tonë”, thuhet në një komunikatë të këtij mediumi.

Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani.

“Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë”

“Madje, sulmi fizik ka ndodhur në prezencë të Policisë te cilët nuk kanë reaguar fare, por vetëm i kanë thënë gazetarit të largohet nga aty”, thuhet tutje nga ky medium.

“Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin. Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së. Endrit Shala nuk e ka goditur sot Ensar Ramadanin, ai e ka goditur raportimin e drejt, ka goditur tërë mediat, ka goditur demokracinë e lirinë e punës”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz