back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeIKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Të ngjajshme

Benita acarohet nga veprimi i Albës: Nuk je njeri (VIDEO)

Përveç alarmit të shtëpisë, edhe Alba është përkujdesur që...

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë...

Zyrtare, meçi Fury-Joshua zhvillohet në vitin 2026 në Riad

“Mbreti cigan”, Tyson Fury po rikthehet pas një pauze...

Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të bordeve nëpër institucione.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Qeverinë dhe Kuvendin janë 33 institucione të cilat do të duhej të plotësoheshin bordet në këto organe, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mospunës së Kuvendit, vonesave në proceset e konkurseve për pozitat kyçe dhe përfundimit të mandateve të anëtarëve pa pasur pasues të emëruar.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, në një intervist për Ekonomia Online ka theksuar se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe sektorin publik në vend, duke sqaruar se disa institucione kyçe tashmë nuk janë funksionale për shkak të mungesës së anëtarëve, duke përfshirë Komisionin e Pavarur për Media, bordet e këtij komisioni, bordin për ankesa dhe bordin e RTK-së.

Ai ka theksuar se edhe Avokati i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij kanë përfunduar mandatin, por që në këtë rast ligji lejon vazhdimin e detyrës së tij derisa të emërohet një pasues.

 “Në prill të këtij viti ne kemi publikuar një raport përmes të cilit kemi treguar se 17 institucione që duhet të plotësohet përbërja e tyre nga ana e Kuvendit të Kosovës janë me mungesë të anëtarëve, prej tyre një pjesë tashmë janë jo funksional siç është Komisioni i Pavarur për Media, bordi i këtij komisioni, bordi për ankesa, bordi i RTK-së. Tashmë edhe Avokati i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij iu ka kaluar mandati. Fatmirësisht me ligjin për Avokatin e Popullit atiji vazhdohet mandati edhe kur ai nuk zgjidhet”, tha ai.

Jakaj shton se, në disa raste, edhe Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për të zëvendësuar ose për të mundësuar kuorumin në rastet kur një gjyqtar jep dorëheqje, çka rrit kompleksitetin dhe vonesat në vendimmarrje.

 “Në institucionet tjera ta zë Gjykata Kushtetuese, në rastin kur të jepte dorëheqje ose të pamundësohej kuorumi për shkak të një gjyqtari. Atëherë secila lëndë në Gjykatë Kushtetuese do të përlangohej, sepse do të mungonte kuorumi për vendimmarrje. Kjo nuk është pasojë e vetme e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës këtë vit, por pasoj që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur për katër vitet e kaluara të kryej proceset e konkurseve për të emëruar pozitat kyçe në bordet e organeve kolegjiale dhe individuale. Kjo pastaj është përcill edhe te qeveria e Kosovës, sepse së bashku me qeverinë edhe Kuvendi janë 33 institucione të cilat do të duhej të plotësoheshin bordet në këto organe ”, tha ai.

Ai përmend edhe mungesat specifike në bordet e disa institucioneve kritike, si Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Autoriteti i Konkurrencës, Autoriteti i Hekurudhave dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike.

 “Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës është në mungesë të dy anëtarëve, tek Autoriteti i Konkurrencës është bosh, tek Autoriteti i Hekurudhave dhe i Komunikimeve Elektronike mungojnë anëtarët kyç të cilët do të duhej të kryenin punën e tyre në pajtim me ligjin. Tek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës, në pajtim me ligjin, mund të ndodhë që dikush të japë dorëheqje, nuk po paragjykojmë, por në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë do të paralizohej puna e këtij institucioni, kur dihet që ky është një organ që shqipton lëndët mbi 94 mijë shërbyes civilë ”, tha ai.

Pasojat e këtyre boshllëqeve janë të dukshme, sipas tij, duke përfshirë pamundësinë për të hetuar dhe për të administruar çështje të ndryshme, të tilla si rritja e çmimeve apo dakordimet ndërmjet organeve dhe ndërmarrjeve private.

“Aktualisht pasojat janë të dukshme; mungesa e një autoriteti, mungesa e funksionalitetit të bordit të Autoritetit të Konkurrencës do të bëjë që çështje të ndryshme që lidhen ta zëm me rritjen e çmimeve, me dakordimin që mund të ndodhë ndërmjet organeve ose ndërmarrjeve private, të mos mund të hetohen dhe të mos mund të kryhen punët me efikasitet. Në këtë rast do të preken qytetarët në nivel të Republikës ”, tha ai.

Jakaj paralajmëron se nëse bordet vazhdojnë të jenë të paplotësuara, secila lëndë që i takon Gjykatës Kushtetuese do të përlangohet, duke shkaktuar vonesa serioze në vendimmarrje.

“Ndërkohë, në rast se bordi po e përsëri që të japë dorëheqje ndonjë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, secila lëndë do të përlangohej sepse nuk do të mund të vendosej për atë lëndë në mungesë të një gjyqtari nga ana e Kushtetueses. Pra, pasojat do të jenë të rënda. Ne ndodhemi në një situatë e cila nuk ka ndodhur më herët për shkak të mosbllokimit të Kuvendit dhe ka ndodhur si me thënë 6 muaj më së shumti nuk ka qenë konstituuar dhe qeveria është formuar, por menjëherë nuk ka ndodhur praktika që të mos ketë Kuvend prej datës efektive 5 dhjetor të vitit të kaluar, sepse mandati ka përfunduar më 22 mars, por prej 5 dhjetor (2024), kur ka qenë seanca e fundit dhe ka komunuar të kryejë çështje të tjera politike, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, është kryer konkursi, janë përzgjedhur cilët do të duhej të votoheshin në seancën e Kuvendit”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz