Limaj: Pres drejtësinë – ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së
dp

Lexo edhePengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit

Limaj nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup, kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, duke shpresuar se kjo është protesta e fundit që po mbahet për kërkimin e drejtësisë dhe lirimit të tyre.
“Projekti i lirisë së Kosovës ka qenë i domosdoshëm, ata burra atje kanë qenë të çlirimit të Kosovës.. Mesazhi është sikur çdo tubime tjera, kërkesa për drejtësi, për kthimin e atyre burrave në vendin e vet, për një luftë çlirimtare, shpresoj kjo të jetë protesta e fundit për shqiptarët, asgjë më tepër ne nuk kërkojmë, drejtësi. Vërtetë është bërë shumë, para një jave kam bërë 20 vite nga lirimi im nga Haga dhe duhet të merr fund, testime të tilla kemi provuar vazhdimisht, nuk ka komandant zone të UÇK-së që nuk është futur përmes një procesi gjyqësorë. Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë.. Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit, siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së, në të drejtën tonë të zotit për lirinë e kombit tonë”, tha Limaj.

Lexo edhePengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit