BallinaLajmeIbrahimi: Nëse Kuvendi s’mblidhet t’a miratojë buxhetin brenda suazave ligjore, shteti do...

Ibrahimi: Nëse Kuvendi s’mblidhet t’a miratojë buxhetin brenda suazave ligjore, shteti do të jetë në kolaps financiar nga 1 Marsi

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka folur në lidhje me propozimin e fundit të qeverisë në detyrë për miratimin e buxhetit.

Ibrahimi tha se nëse nuk ka zgjedhje të përgjithshme deri në fund të këtij viti atëherë Kosova ka buxhet vetëm për janar të vitit të ardhshëm, ndërsa nëse kemi zgjedhje, institucionet e Kosovës do të kenë buxhet edhe për shkurtin e vitit të ardhshëm.

Sipas Ibrahimit, nëse nuk do të ndodhin këto dhe Kuvendi nuk do të mblidhet që t’a miratojë buxhetin atëherë shteti i Kosovës do të jetë në kolaps financiar duke filluar nga 1 Marsi i vitit të ardhshëm.

“Problemi qëndron se nëse në Republikën e Kosovës nuk kemi zgjedhje qëndrore deri në fund të këtij viti atëherë Kosova ka buxhet vetëm për janar të vitit të ardhshëm. Nëse do të kemi zgjedhje qëndrore deri në fund të këtij viti, institucionet e Kosovës do të kenë buxhet edhe për shkurtin e vitit të ardhshëm. Nëse nuk do të ndodhin këto dhe Kuvendi nuk do të mblidhet që t’a miratojë buxhetin e Republikës së Kosovës në këto suaza ligjore, atëherë shteti i Kosovës do të jetë në kolaps financiar duke filluar nga 1 Marsi i vitit të ardhshëm. S’do të ketë mundësi të paguhen shërbyesit publik, s’do të ketë mundësi që të bëhen pagesa për pensionistët, s’ka mundësi që të ofrojë asistencë sociale ndaj personave me nevoja sociale, nuk ka mundësi që të zhvillohet ndonjë projekt por mund të paguhen vetëm këstet e kredive apo borgjeve që Kosova ka ndaj institucioneve ndërkombëtare” tha Ibrahimi në intervistën e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz