I përfoluri për vrasjen në Baks: Jam i lirë, nuk kam të bëjë me rastin

Një vrasje ka ndodhur sonte në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.
Në lidhje me rastin në disa portale është raportuar emri i Xhevdet Rexhepi si personi që qëlloi kushëririn e tij.
Xhevdet Rexhepi ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të treguar se nuk është ky personi për të cilin është duke u raportuar.
Ai tha se ka qenë në punë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen në Skenderaj.

Lexo edheVrasja në Skenderaj, krejt çfarë dihet deri më tani
“Unë kam qenë në punë, nuk e di pse është emri im në disa portale nuk kam të bëjë me rastin i kam kojshi po nuk di asgjë në lidhje me rastin”.
Ai po ashtu tregoi se ka kontaktuar policinë e Skenderajit në lidhje me rastin dhe përfshirjen e emrit të tij në portale.
“ I kam kontaktu dhe policinë, dhe policia më tha që ne kemi qenë në vendin e ngjarjes i kemi të arrestum personat dhe i kemi në kontroll”.














