Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte Ertisa, një nënë që kishte humbur djalin e saj kur ishte foshnje.
Pas ardhjes në jetë, disa javë më vonë fëmija nisi të kishte probleme shëndetësore dhe nuk ia doli dot të jetonte. Ertisa e kishte përjetuar shumë keq, por ishte pikërisht Edioni, bashkëshorti, ai që i kishte qëndruar pranë duke mos e lënë asnjëherë vetëm e duke i dhënë forcë për të jetuar.
“Ajo që ne kaluam do të qëndrojë pas dhe do të vazhdoj që të eci përpara. Dua të të kem pranë sepse pa ty nuk ia dal dot. Jeta na përplasi më një vështirësi të madhe, por ne do t’ia dalim. Të premtoj që do të shikoj vetëm përpara”, ishin fjalët e saj.
Edioni i emocionuar dhe i përlotur tregoi se lajmi se djali i vogël kishte probleme shëndetësore e tronditi keq, por me kalimin e kohës u mësuan me dhimbjen.